Dimal Basha e (keq)interpreton kërkesën e Escobarit që Asociacioni duhet të formohet, thotë se Kurti arriti ta ndryshojë për 360 shkallë (?!) politikën ndërkombëtare

by admin
Spread the love

Deputeti i LVV-së, Dimal Basha, është një nga zyrtarët e parë të kësaj partie që ka reaguar pas deklarimit të Emisarit Special të SHBA-së, Gabriel Escobar, për Ballkanin perëndimor.

Deputeti Basha ka radhitur disa pika, që sipas tij, dëshmojnë se politika ndërkombëtare ka ndryshuar rrënjësisht për shkak të qëndrimeve të kryeministrit Albin Kurti.

“Amerikanët veç kërkojnë me i bind që diçka nuk bën, e kur e sheh që Zajednica (Bashkësia e Komunave Serbe v.j) që e kanë nënshkruar ata hajgerexhinjtë e krijon një Bosnje të dytë, normal që as amerikanët nuk e duan një Kosovë jofunksionale!”, shkruan deputeti i LVV-së.

Ai më tej thekson se për 16 muaj ka ndryshuar për 360 shkallë politika e jashtme, se amerikanët deklarohen kundër ‘Zajednicës’ me kompetenca ekzekutive e që për herë të parë ka stikersa për automjetet me targa të Serbisë!

“Amerika dhe BE deklarohen që Kosova është në të drejtën e saj të ushtrojë reciprocitet, nuk lejohet mbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë e nuk lejohen zgjedhjet e Serbisë në Kosovë”, vazhdon më tej duke radhitur pikat, që sipas deputetit Basha janë meritë e qeverisjes së LVV-së.

Ai më tej thekson se të gjitha raportet ndërkombëtare për vendin janë pozitive në vlerësimin e qeverisjes se mirë dhe luftën kundër krimit e korrupsionit e që të vetmit të pakënaqur me politikën e jashtme sipas tij, janë Vuçiq, Lista Serbe dhe opozita.

“Ngushëllime atyre që janë mërzitshëm që s’po bahet Zajednica!”, shkruan deputeti i partisë në pushtet.

Emisari special i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi deklaroi sot se Asociacioni i Komunave Serbe nuk duhet të jetë “shtet brenda shtetit”, por diskutimet për të duhet të nisin.

Lexo lajme interesante

You may also like