Dil po doli Kiara, mos rri kot se ia kanë dhënë Oltës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kiara Tito dhe Olta Gixhari janë dy banoret që janë në nominim kokë më kokë. Një prej tyre rrezikon të largohet mbrëmjen e sotme nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. E duket se edhe Luiz Ejlli do të largohet pas Kiarës nga shtëpia, të paktën kështu ka deklaruar pak ditë më parë.

Madje, këngëtarin e ka ndihmuar edhe një fans i tij me informacione nga jashtë. Mbrëmjen e kaluar, një fans i tij është afruar pranë shtëpisë së “Big Brother Vip Albania” dhe i ka zbuluar diçka shumë të rëndësishme Luizit.

Ndërsa bërtiste me të madhe, ky person, e këshillon që të dalë nga shtëpia nëse eliminohet Kiara pasi produksioni ia ka dhënë çmimin e madh Olta Gixharit.

“O Luiz! O mbret, po doli Kiara dil jashtë dhe ti. Mos rri kot, se ia kanë dhënë Oltës”- dëgjohet të thotë ai, ndërsa nuk dihet nëse Luizi e mori apo jo mesazhin, pasi menjëherë produksioni ka urdhëruar që banorët të futen në shtëpi.

You may also like