Dikur vlente 100 milionë euro, sulmuesi i Romës kërkon largimin dhe merr ofertat e para nga… Seria B

by admin
Spread the love

Duket se shumë lojtarë janë të gatshëm të largohen nga Roma në merkaton e janarit, me Zhoze Murinjon që ia ka bërë të artë se cilët nuk janë më në planet e tij.

Një prej tyre është dhe Andrea Beloti, me sulmuesin italian që tashmë është duke kërkuar për një ekip të ri.

Ish-sulmuesi i Torinos, që më parë vlerësohej 100 milionë euro, nuk ka më një vend të sigurt as në stolin e verdhekuqëve dhe për këtë arsye sheh si opsionin më të mirë largimin.

Ofertat e para kanë ardhur nga Seria B, me Belotin që i ka refuzuar menjëherë. Ai kërkon që të qëndrojë në elitën e futbollit italian dhe pret një ofertë nga Seria A.

PANORAMASPORT.AL

You may also like