Dikur shoqe të ngushta, si Big Brother i ndau Efin dhe Mikelën

by admin
Spread the love

Marrëdhënia mes Efit dhe Mikelës ka qenë në fokus të mediave rozë këtë periudhë, për faktin se dyshja s’janë parë më.

Këtë e ka sqaruar vetë Mikela, e cila sot në një video live në ‘Instagram’ tha se ato janë shoqe dhe nuk janë shoqëruar prej angazhimeve që kanë.

Çfarë të them për Efin? Sigurisht që flasim. Por nuk jemi takuar shpesh prej angazhimeve. Por, do na shihni bashkë shumë shpejt.”-tha ajo.

Dyshimet u shtuan për ‘krizën’ me shoqeve pasi së fundmi Mikela postoi një thënie në Instagram ku shkruhej: “Rreth i ngushtë, jetë private, mendje e qetë.

Kujtojmë se në një intervistë të fundit Efi tha: “Nuk besoj shumë njerëz, më ka ndryshuar dalja e dytë… thjesht e dija se do vinte një ditë se më kanë thënë që njerëzit që ke pranë do pakësohen dhe do mbeten shumë pak njerëz dhe tani ka ndodhur.

Po flasim për njerëz që kanë qenë para Bigut, më duhet pak kohë të vërtetoj mendimet e mia thjesht nuk janë më gjërat njësoj”.

You may also like