Dijk mesazh të qartë Liverpoolit

by admin
Spread the love

Mbrojtësi holandez Virgil van Dijk ka treguar se dëshiron të zgjasë edhe me dy vite qëndrimin e tij te Liverpool.

Kontrata e 33-vjeçarit me “reds” skadon verën e ardhshme, por në citimet e raportuara në mediat britanike qendërmbrojtësi i Holandës vuri në dukje nivelin e tij të përgjegjësisë për klubin.

“Unë jam ende Virgil van Dijk, lideri i madh! Dhe, sigurisht që dua të qëndroj i tillë për dy vitet e ardhshme.

Unë jam njeri, kam edhe emocione. Vjet kalova një sezon shumë të gjatë dhe intensiv, duke përfshirë edhe Europianin”, u shpreh Virgil van Dijk për “The Mirror”.

“Unë fokusohem shumë te ekipi dhe shokët. Gjithmonë përpiqem të flas dhe e kam këtë përgjegjësi prej vitesh. Si kapiten, së pari është skuadra. Por kjo nuk duhet të jetë në kurriz të performancës. Për mendimin tim, këtë e kam arritur gjithmonë shumë mirë”, deklaroi mbrojtësi holandez.

“E ardhmja te Liverpool ka të bëjë edhe me vetëbesimin që mora dhe tek aftësitë e mia, pasi e ndjej veten akoma të rëndësishëm, brenda dhe jashtë fushës. Nuk më pëlqen ta them këtë për veten time, por jam. Përgjegjësia në klub dhe në kombëtare është ende shumë e madhe”, tha Van Dijk.

You may also like