Dihet kryeministri i mandatuar, por kush do të hyjë në kryesinë e re të LSDM-së

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Bordi Qendror i LSDM-së do të mblidhet në fillim të javës së ardhshme, për herë të parë që nga zgjedhja e kryetarit të ri të partisë, kur Dimitar Kovaçevski pritet të konfirmohet si kryeministër i mandatuar për qeverinë e re.

Seancën e re të KQ e ka paralajmëruar Stefan Vasev në konferencën e sotme për media në LSDM, duke theksuar se më pas do të zgjidhet kryesia e re e partisë.

Ai tha gjithashtu se mazhoranca parlamentare është e qartë dhe e sigurt dhe se vendimet e para tashmë janë marrë në Kuvend që kur Alternativa u bë pjesë e koalicionit qeverisës.

Prandaj, dorëzimi i mandatit të Kovaçevskit mbetet për javën e ardhshme, pasi presidenti Stevo Pendarovski tha se është në pritje të njoftimit zyrtar nga partitë e shumicës për kandidatin e tyre për formimin e qeverisë së re.

You may also like