Digjet një veturë në Gostivar

by admin
Spread the love

SPB Tetovë njofton se sot ka shpërthyer zjarr në një veturë e cila ishte në lëvizje

“Mbrëmë (23-shkurt) në orën 03:15 në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën që lidh fshatrat e Negotinë dhe Kalisht të Gostivarit, ishte përhapur zjarr në një veturë “BMW” me targa regjistrimi të Gostivarit, e cila ka qenë në lëvizje të cilën e ka drejtuar 39-vjeçari I.Q nga Negotina.
Nuk ka patur asnjë person të lënduar dhe me ndërhyrjen e Njësitit Territorial të zjarrfikësve të Gostivarit, zjarri plotësisht është lokalizuar. Çështja është duke u pastruar”, njoftojnë nga SPB Tetovë.

MARKETING



You may also like