Diferenca mes Haaland dhe Messit? E shpjegon Guardiola: Norvegjezit i duhet skuadra

by admin
Spread the love

Erling Haaland është duke marrë përdore Manchester Cityn në këtë fillim të sezonit teksa ka shënuar plot 17 gola në 11 ndeshjet e para me The Citizens në të gjitha kompeticionet.

Sulmuesi norvegjez shkëlqeu edhe në derbi ndaj Manchester United ku shënoi një tregolësh në fitoren tenistike 6-3 të Cityt.

Pas ndeshjes, i pyetur në lidhje me rendimentin e Haaland por edhe diferencat mes tij dhe Lionel Messit, sipas Super Sport trajneri Pep Guardiola theksoi se norvegjezi ka nevojë për të gjithë skuadrën në mënyrë që të shënojë gola ndërsa argjentinasi mund të shënojë edhe i vetëm.

A mund të shënojë Haaland në çdo ndeshje ashtu siç bënte Messi nën drejtimin tuaj?

“Diferenca është se Haaland ka nevojë për të gjithë shokët e skuadrës në mënyrë që të shënojë gola, ai është i pakapshëm në momentin që kombinon me ekipin. Nga ana tjetër, Messi kishte aftësinë për të shënuar edhe i vetëm”, tha Guardiola.


Top Channel

Lexo lajme interesante

You may also like