Dieta ‘detox fasting’ sipas Jessica Chastain, a duhet ta kopjojmë?

by admin
Spread the love

Aktorja e njohur kaliforniane ka rrëfyer së fundmi se e nis javën duke ju dedikuar vetes në një formë shumë të shëndetshme. Në një intervistë për revistën ‘Shape’, Jessica ka rrëfyer se çdo të hënë bën fasting duke mos konsumuar asgjë tjetër përveç lëngjeve të ndryshme me përmbajtje ekstrakte perimesh jeshile. Metoda njihet ndryshe si ‘green juicing’ dhe sipas aktores mban trupin dhe mendjen në formë.

Po çfarë thonë nutricionistët për këtë? Kjo metodë është shumë e vlefshme në periudha stresuese, pasi pastron trupin dhe mendjen në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ajo ndihmon edhe në humbje peshe, pasi trupi djeg yndyra duke sheshuar barkun dukshëm. Gjithashtu lejon trupin të hidratohet dhe të nxjerrë toksinat. Fasting duhet realizuar vetëm 1 herë në javë dhe nëse ndjeni se trupi nuk e përballon mirë, duhet ta ndërprisni për disa javë dhe ta rinisni në një moment të dytë.

Më tej ju zbulojmë çfarë duhet të keni parasysh nëse vendosni ta provoni këtë dietë.

E nisim me ditën përpara se ta realizoni. Duhet patjetër të pini minimumi dy litër ujë dhe të shmangni çdo ushqim më përmbajtje sheqeri apo brumi dhe gjithashtu duhet të ulni porcionet e ushqimeve.

Përdorni një blender për të përgatitur lëngjet dhe kini parasysh t’i përgatisni në mëngjes për gjithë ditën.

Për të vazhduar ditën mund të bëni një ndarje të thjeshtë të konsumit të lëngjeve sipas orareve që konsumoni ushqim, pra në tre vakte. Sugjerohet që të mos përfshini në lëngje, frutat, pasi shumica e tyre përmbajnë sheqer gjë që do nxisë gliceminë dhe do shtoj oreksin.

Kini parasysh që perimeve mund t’ju shtoni edhe xhinxher ose fara chia pasi të dyja ndihmojnë në shpejtimin e metabolizmit dhe në shuarjen e urisë.

Pas ditës së detox-it duhet të tregoni kujdes me ushqimin. Hani duke i rritur racionet gradualisht dhe mbani mend të shmangni ushqimet me origjinë shtazore./revistawho.com

You may also like