Didier Deschamps nuk heq dorë nga Franca: Nuk është botërori im i fundit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Didier Deschamps nuk ka ndërmend të heqë dorë nga pankina e kombëtares franceze. Ka qenë vetë tekniku që ka konfirmuar për “L’Equipe” se dëshiron të qëndrojë edhe për një tjetër botëror me Francën, ndërsa u tregua i qartë se objektivi është të shpallet kampion me “Gjelat”.

“Kupa e Botës është momenti më i bukur i jetë futbollistike. Nuk ka asgjë mbi Kupën e Botës dhe e përsëris me veten time se nuk do të jetë i fundit për mua. Por e di mirë që do të më duhet të fitoj për të qëndruar gjatë. Megjithatë, nuk dua të bind askënd, unë jam këtu për të fituar.

Nuk do të jetë i fundit mund të shkoj në një kombëtare tjetër? Shpresoj që pas 4 vitesh të jem ende me kombëtaren franceze në kampionatin e ardhshëm botëror. Por më pas do të mendojmë edhe për këtë gjë.” /oversport.tv

Foto: Équipe de France de Football, Facebook

You may also like