Diaspora dërgon 750 milionë euro për shtatë muaj, konsiderohet ndihmesë e madhe për ekonominë

by admin
Spread the love

Diaspora për shtatë muaj dërgoi në Kosovë 750 milionë euro, shifër kjo rekorde që nga paslufta.

Këto dërgesa për Lirim Krasniqi nga “Germin”, janë impakt i jashtëzakonshëm për ekonominë e Kosovës, duke marrë për bazë edhe pandeminë dhe humbjet e bizneseve.

“Ne dje kemi publikuar një grafikë lidhur me remitencat për këtë vit, respektivisht deri në muajin gusht, dhe ajo që kemi vërejt është se  kemi një numër të dërgesave rekord nga diaspora krahasuar që nga vitet e pasluftës, e flasim për periudhën janar-gusht një shifër prej 750 milionë euro”, tha Krasniqi për EO.

“Kjo është një impakt i jashtëzakonshëm për ekonominë e Kosovës, duke pasur parasysh edhe gjendjen pandemike dhe humbjet e bizneseve. Këto janë vetëm dërgesat që kanë ardhur nga jashtë, pa përmendur këtu edhe qëndrimin e tyre këtu në vend dhe shpenzimet që kanë bërë”, theksoi tutje ai.

Sipas tij, krejt kjo ndihmon në ruajtjen e paqes sociale, sepse shumë familje burimin e kanë nga remitancat.

“Kjo e ndihmon këtë ruajtjen e paqes sociale, sepse shumë familje në Kosovë e kanë burimin nga remitancat, por marrë në përgjithësi nuk është që ka një rrjedhje të parasë përmes konsumit të përditshëm”, shtoi ai.

Sa i përket benefiteve më shumë në konsum se në investime nga këto remitenca, Krasniqi thotë se duhet të ketë një strategji shtetërore që të rregulloj këtë proces.

“Duhet të ketë një strategji apo politikë shtetërore, dhe që të tërhiqen investime. Por gjithsesi ka instrumente të tilla që mund të kenë impakt më të madh ne ekonominë e Kosovës”, përfundoi ai për EO.

This post was published on 2021-10-07 8:04 am

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA – Publikon fotografi, satire, aktua;itet, politikë, dokumenta historike, foto të personaliteteve historike, politike dhe kulturore, foto nga Lufta e I dhe II Botërore, foto të qyteteve, dhe ngjarjeve historike.
Copyright © 2021 FMimages®, All Rights Reserved.

You may also like