Di Maria mendon largimin nga Juventusi: Ëndërroj të rikthehem në Argjentinë

by admin
Spread the love

Angel Di Maria u transferua nga Psg tek Juventusi në këtë merkato vere me parametra zero. Lojtari duket se po mendon një hap tjetër për karrierën e tij vetëm pak muaj pas transferimit tek bardhezinjtë. Ish- ylli parisien ka folur për mikrofonat e CONMEBOL ku zbuloi edhe dëshirën që ka për të ardhmen e tij.

“Ëndrra ime e madhe është të kthehem te Rosario Central. Unë e kam shpresuar këtë për një kohë të gjatë, nuk është e lehtë. Do të isha shumë i emocionuar nëse do të realizohej. Lojtarët në Argjentinë ëndërrojë të shkojnë në Europë, ndërsa unë të rikthehem në atdhe”, tha Di Maria.

34-vjeçari u transferua me shumë bujë këtë sezon për tek Juventusi. Megjithatë, Di Maria nuk po kalon një periudhë siç u mendua tek bardhezinjtë për shkak të dëmtimeve të shumta. “El Fideo” nënshkroi një kontratë 1-vjeçare me Juventusin, vetëm që pas një viti të rikthehet në Argjentinë te Rosario dhe tashmë dëshiron ta bëjë realitet. /oversport.tv

Foto: JuventusFC, Twitter

You may also like