Di Canio godet fort sulmuesin brazilian: U paguan 100 milionë që të bëjë pirueta!

by admin
Spread the love

Blerja e sulmuesit Antony nga Manchester United për 100 milionë euro (nga Ajaxi) në verë, është një nga ato lëvizje që ka shkaktuar më shumë diskutime.

Braziliani ishte kërkesë specifike e trajnerit Ten Hag, me të cilin kishte punuar gjatë tek “Harkëtarët”.

Megjithatë, ndikimi i Antony në Premier League deri më tani ka qenë mjaft modest. Mes kampionatit dhe kupave ka shënuar 5 gola në 24 ndeshje.

Shifra aspak emocionues duke pasur parasysh shumë e madhe të shpenzuar për kartonin e tij. Paolo Di Canio, ish-sulmuesi i famshëm i Lazios  ka komentuar me ironi performancën e brazilianit në “Sky Sport”.

“100 milionë e ta shohësh të rrotullohet nga vend, është vërtet shumë. Ai bën thjesht pirueta dhe rrezikon të këpusë ligamentet pa ndërhyrjen e kundërshtarëve”.

Një akuzë e rëndë nga një futbollist që e njeh shumë mirë Premier League-n, pasi ka veshur fanellat e Sheffieldit dhe West Hamit në Angli.


Top Channel

You may also like