Dhurata e madhe për Ancelottin, Perez nis ofensivën për yllin e Premier League

by admin
Spread the love

Real Madrid nuk ia doli të firmosë me asnjë prej dyshes Kylian Mbappe-Erling Haaland, por në kampin e kampionëve në fuqi të kontinentit janë të vendosur për t’i dhuruar një emër të madh Carlo Ancelottit në sulm.

Emra si Gabriel Jesus, Richarlison apo Serge Gnabry ndodhen në listën e dëshirave të klubit madrilien, aty ku në vend të parë është Son Heung-Min.

Ylli aziatik u shpall golashënuesi më i mirë në Premier League sezonin e fundit, duke ia dalë të shënojë 23 gola me Tottenhamin.

29-vjeçari, i cili është pjesë e klubit londinez prej vitit 2015, pëlqehet shumë nga Ancelotti. Trajneri italian i ka kërkuar presidenti Perez t’ia sjellë në skuadër.

Ky i fundit po përgatit një ofertë për drejtuesit anglezë. Lojtari aziatik numëron 131 gola dhe 73 asiste në 324 ndeshje të luajtura për Tottenhamin, teksa shpreson të nisë një aventurë të re.

Son, i cili mund të mbulojë çdo pozicion të repartit sulmues, mban shiritin e kapitenit te kombëtarja e Koresë së Jugut, teksa ka shënuar 32 gola në 100 përballje të luajtura.


Top Channel

You may also like