​Dhuna në fushë, Federata Turke pezullon të gjitha ndeshjet e futbollit

by admin
Spread the love

Federata Turke e Futbollit ka pezulluar të gjitha ndeshjet e futbollit pasi një president klubi goditi me grusht arbitrin në fytyrë në fund të një ndeshjeje të Superligës.

Presidenti i MKE Ankaragucu, Faruk Koca sulmoi gjyqtarin Halil Umut Meler në fushë të hënën pas fishkëllimës së fundit, pas barazimit 1-1 në një ndeshje të Super Ligës kundër Caykur Rizespor.

Arbitri, i cili ra në tokë, u godit gjithashtu me shkelm në një përleshje që ndodhi pasi tifozët gjithashtu pushtuan fushën pasi Rizespor shënoi golin e barazimit në minutën e fundit.

Federata njoftoi se pezulloi të gjitha ndeshjet e ligës për një kohë të pacaktuar pas një takimi urgjent të mbajtur për të diskutuar dhunën.

Meler u shtrua në spital me një frakturë të lehtë pranë syrit, por nuk ishte në gjendje të rëndë.

Në spital gjatë natës u shtrua edhe Koca, i cili konsiderohej se rrezikohej nga ataku në zemër. Ai u urdhërua të arrestohej në pritje të gjyqit me akuzat për plagosjen e një zyrtari publik të martën, pas marrjes në pyetje nga prokurorët, njoftoi Ministri i Drejtësisë Yilmaz Tunc në X, platforma e njohur më parë si Twitter.

Dy të dyshuar të akuzuar për shkelmimin e Melerit u arrestuan gjithashtu, ndërsa tre të tjerë u liruan nga paraburgimi me kusht që të paraqiteshin rregullisht në polici.

Gjatë marrjes në pyetje, Koca mohoi të ketë shkaktuar ndonjë lëndim, duke këmbëngulur se ai thjesht e goditi arbitrin. Presidenti i klubit fajësoi edhe Melerin për incidentin, të cilin e akuzoi për ”vendime të gabuara” dhe akte provokuese.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e dënoi gjithashtu sulmin.

”Sport do të thotë paqe dhe vëllazëri. Sporti është i papajtueshëm me dhunën. Nuk do të lejojmë kurrë që të ketë dhunë në sportet turke,” ai shkroi në X.

You may also like