Dhjetë vite nga ”E Hëna e Zezë” në Kuvend – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

SPASOVSKI: TË MOS HARROHET DHE ASNJËHERË TË MOS PËRSËRITET 24 DHJETORI 2012

Para dhjetë viteve, ndodhi dhuna në Kuvendin e Maqedonisë, që ndryshe njihet edhe si “E Hëna e Zezë”, kur deputetët e atëhershëm të opozitës, bashkë me gazetarët me dhunë ishin larguar nga seanca parlamentare ku në rend dite ishte debati për Buxhetin, përcjellë Klan M.

Ministri I Brendshëm, Oliver Spasovski, përmes një postimi në Facebook, thekson se 24 Dhjetori është dëshmi për dhunën dhe krimin e VMRO-DPMNE-së, që kulminoi me terrorizmin ndaj shtetit më 27 Prill 2017.

Sipas Spasovskit, tashmë policia nuk është mbrojtës I krimit, por servis I qytetarëve duke shtuar se dhjetori e gjeti Maqedoninë e Veriut si vendin më të sigurt në Ballkanin Perëndimor.

“Dje në Kuvend u miratua Buxheti për vitin e ardhshëm, pa dhunë ndaj deputetëve, në mënyrë dinjitoze dhe evropiane. Kjo ditë le të mbetet si një kujtesë e përjetshme për një kohë ndryshe të brutalitetit policor dhe regjimit autocrat. Të mos harrohet dhe asnjëherë të mos përsëritet “e hëna e zezë” – ka shkruar në Facebook, Ministri I Brendshëm, Oliver Spasovski.

Ngjarjet e 24 Dhjetorit 2012 në Kuvend ishin dokumentuar në një raport të posacëm të Komitetit të Helsinkit më 7 Shkurt 2013. Pasoi kriza politike që u desht të zgjidhet me ndërmjetësimin e BE-së. Kriza përfundoi me Marrëveshjen e Marsit, me të cilën, deputetët u dakorduan të kthehen në Kuvend dhe të formohet Komisioni Anketues për 24 Dhjetorin, të bëhen reforma zgjedhore dhe të punohet për lirinë e mediave dhe dialogut me gazetarët. /KlanMacedonia/

You may also like