Dhimbjet e mesit, ja metodat e thjeshta që ju vijnë në ndihmë

by admin
Spread the love

Kompresa: Kompresat, të ftohta apo të ngrohta mund t’ju ndihmojnë që dhimbja të largohet përkohësisht.Është e këshillueshme që fillimisht të vendosni në mesin tuaj disa copa akulli apo një shishe me ujë të ftohtë, në mënyrë që temperatura e ftohtë të mpijë zonën nga ku çlirohet dhimbja. Kjo metodë është ideale edhe nëse e keni dëmtuar shtyllën kurrizore apo keni kryer ndërhyrje kirurgjikale pasi largon edhe fryrjen. Më pas rreth 24 orë më pas mund të vazhdoni me kompresat e ngrohta në mënyrë që të relaksoni muskujt.

Qëndrimi: Qëndrimi shtrirëapo ulur në shumë raste mund të jetë ndihmues për qetësimin e dhimbejve të mesit. Gjithësesi mjekët rekomandojnë që të qëndroni në lëvizje pavarsisht kësaj në mënyrë që muskujt të mos ngjeshen me njëri- tjetrin. Nëse keni nevojë të qëndroni shtrirë bëjeni këtë për disa orë, por jo në pjesën më të madhe të ditës.

Aktiviteti fizik: Një mënyrat më efektive për të pasur një trup dhe organizëm të shëndetëshëm është aktiviteti fizik. Përveçse ju ndihmon të ndërtoni muskuj fleksibël dhe të fortë do t’ju çlirojë edhe nga dhimbje e tepërta. Ekspertët në përgjithësi rekomandojnë të bëni ushtrime aerobike dhe fleksibël. Si përshembull përkulja përpara duke i mbajtur këmbët drejtë apo përkulja para teksa jeni ulur. Mbajini majat e gishtave gjithnjë të hapura dhe mundohuni të tërhiqni kurrizin sa më shumë. Në çdo rast nëse dhimbja e mesit vazhdon për më shumë se 3-4 ditë konsultohuni me një mjek specialist.

 

Artikulli MëparshëmKonsumi i rrushit të thatë ndihmon problemet me zemrën
Artikulli TjetërJa cilat janë shenjat që jep trupi para një ataku në zemër

You may also like