Dhimbja në fundshpinë, nga çfarë shkaktohet?

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Disa zakone gjatë përditshmërisë mund të bëhen shkak të disa prej ankesave lidhur me dhimbjet e  shpinës. Në artikullin në vijim do ju njohim me disa prej arsyeve pse fundshpina juaj dhemb:

Veshjet e nguhta dhe takat e larta:  Fundet e ngushta mund të kufizojnë lëvizjen në ijët tuaja, gjë që shkakton tendosje të shtyllës kurrizore. E njëjta gjë ndodh kur vishni një palë taka të larta pasi këto këpucë i pozicionojnë këmbët tuaja në një lartësi jo të natyrshme, e cila nga ana tjetër bën që muskujt në pjesën e poshtme të shpinës të zhvendosen. Për të shijuar modën pa sakrifikuar shëndetin tuaj, zgjidhni funde që lejojnë këmbët të lëvizin lirshëm.

Jastiku që përdorni nuk është i përshtatshëm: Shumica e jastëkëve e vendosin kokën tuaj në një pozicion të panatyrshëm, i cili ushtron presion në qafë dhe në shtyllën kurrizore, duke shkaktuar dhimbje dhe gjumë të dobët.

Larja jo e duhur e enëve: Përkulja mbi lavamanin tuaj gjatë larjes së enëve ushtron presion në pjesën e poshtme të shpinës, duke bërë që muskujt në këtë zonë të tendosen. Kur e mbani këtë pozicion për disa minuta, mund të dëmtoni shpinën çdo ditë. Për të shmangur tendosjen e pjesës së poshtme të shpinës, vendosni njërën këmbë në një stol të vogël. Kjo do t’ju ndihmojë të rregulloni qëndrimin tuaj.

Ngjisni shpesh shkallë: Nëse vuani nga dhimbje në gju ose shpinë, është më mirë të konsultoheni me mjekun tuaj përpara se të përdorni shkallët si një mënyrë për të humbur peshë.

Leximi në shtrat: Zakoni i leximit të librave para se të flini mund të çojë në ngurtësim të shpatullave dhe të shpinës. Kur mbështetemi gjatë kohës që lexojmë në shtrat, kjo shkakton tension në shpinë dhe muskuj në pjesën e poshtme të shtyllës kurrizore, gjë që shkakton dhimbje. Nëse leximi i një libri para se të flini ju ndihmon të relaksoheni pas një dite të ngarkuar, investoni në një karrige që ju ofron një mbështetje të mirë për kurrizin./Bright Side

 

 

 

You may also like