Dha informacion nga jashtë dhe ndikoi në gjendjen psikologjike të Beatrix, “Vëllai i Madh” paralajmëron një nga banorët

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP” u lexua një zarf i zi. Në të shkruhej se një nga banorët ka thyer rregullat dhe dënimin do ta marrë sot gjatë spektaklit.

“Big Brother ka vënë re se njëri nga banorët ka dhënë informacione nga jashtë, që jo vetëm ka ndikuar në lojën, por edhe në gjendjen psikologjike dhe emocionale të Beatrix, në kundërshtim me rregulloren.

Dha informacion nga jashtë dhe ndikoi në gjendjen psikologjike.

Për këtë arsye, ‘Vëllai i Madh’ ka marrë një vendim të rëndësishëm, të cilin do e komunikojë nesër”, thuhet në zarfin që lexoi Arjola.

Në zarf nuk shkruhej emri i banorit që ka thyer një nga rregulloret kryesore të shtëpisë, si dhe dënimi që do të jepet. Tashmë banorëve dhe publikut nuk i mbetët gjë tjetër veçse të presë mbrëmjen e sotme për prime-in.


You may also like