Detajet në klipin e Semit që vërtetojnë se kënga është për Borën dhe Donaldin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Semi publikoi këngën e saj më të re, të titulluar “Mos u kthe” dhe menjëherë të gjithë e lidhën me historinë e Borës dhe Donaldit. Kjo sepse fjalët janë fiks për fundin e historisë së tyre: “Para syve të botës rashë, më poshtë nuk e di a ka, si nuk të erdhi pak gjynah?! Gojën mbyllur do e mbaj, emrin tënd nuk do ta përmend, s’do të godas aty ku të dhemb”, këndon Semi.

Mirëpo jo vetëm teksti, edhe klipi ka detaje që lidhen pikërisht me këtë histori. Le t’i zbulojmë në vazhdim:

1.Klipi është xhiruar në një shtëpi, por jo shtëpi dosido. Në fund të klipit shohim se Semi del nga një shtëpi e ekspozuar në pyll, ashtu si Big Brother, një shtëpi e ekspozuar që e shohim të gjithë.

2.Muret e shtëpisë janë me vrima e çdokush mund të shohë brenda. Për më tepër shtëpia është e rrethuar nga kamera, të cilat duket se janë shfaqur me qëllim në fund të klipit.

3.Semi ka në klip Xhinin, arushin që mbante në Big Brother, të cilin ia dhuroi Donaldit e më pas ia mori sërish.

4.Semi jep një mesazh dhe me veshjen pasi bluza që mban veshur lexon “Sin” (Mëkat në anglisht)./Xing.al


You may also like