Detaje të reja për kontratën e Ronaldos me skuadrën arabe – Shqip

by admin
Spread the love

Superylli portugez, Cristiano Ronaldo pritet që të fitojë në total 400 milionë euro pasi kompletoi kalimin të skuadra e tij e re Al-Nassr në Arabi Saudite

Ronaldo pritet që të fitojë më shumë se 200 milionë euro gjatë kohës së tij në Al-Nassr pasi që është pajtuar ta këtë edhe rolin e ambasadorit për ta organizura Botërorin. Paga e Ronaldos pritet që të jetë 200 milionë euro, që do të thotë se 37 vjeçari do ta marrë këtë shumë gjatë kohës që luan për klubin e ri.

“Ronaldo do të paguhet më shumë së 200 milionë euro për këtë marrëveshje”, tha një burim për AFP. “Ai do të jetë një ambasador për Arabinë Saudite në garën e tyre për të organizuar Botërorin e 2030, ku do të fitojë edhe 200 milionë euro”.

Ronaldo tashmë është prezantuar si futbollist i Al-Nassr para mijëra tifozëve në Mrsool Park dhe tani pritet debutimi i tij. Ish ylli i Manchester United tashmë është kritikuar për këtë lëvizje për shkak të kontratës së majme që e bën atë futbollistin më të paguar në histori në këtë sport.

Trajneri i Al-Nassr, Rudi Garcia ka konfirmuar që superylli portugez do të debutojë në futbollin saudit në një ndeshje miqësore kundër Paris Saint-Germain më 19 janar.

You may also like