Nisma e VMRO-së për mbajtjen e referendumit për marrëveshjen me Bullgarinë është jokushtetuese. Ky është qëndrimi i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili ka shpjeguar se kërkesa e partisë së drejtuar nga Hristijan Mickoski është në kundërshtim me nenin 118 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Në nenin 118 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut është përcaktuar se Marrëveshjet ndërkombëtare që janë ratifikuar në përputhje me Kushtetutën janë pjesë e rendit të brendshëm juridik dhe nuk mund të ndryshohen me ligj”, thuhet në qëndrimin e kryeparlamentarit.
Në nenin 8, paragrafi 1, alineja 11 e Kushtetutës është përcaktuar se vlera themelore e rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut është edhe respektimi i normave të pranuara të përgjithshme të të drejtës ndërkombëtare. /SHENJA/