Dështon Asambleja e Shoqatës Rajonale të Futbollit në Gjirokastër, bashkia nuk pranoi të hapë ambientet e stadiumit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Dështon Asambleja e Shoqatës Rajonale të Futbollit në Gjirokastër. Shkak për një situatë të tillë është bërë mos hapja e ambienteve të stadiumit “Gjirokastra” nga ana e Bashkisë Gjirokastër që zotëron këto ambiente.

Sipas anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF Arben Dervishaj, ky është një rast i paprecedentë, pasi paraprakisht Bashkia Gjirokastër ka rënë dakord për zhvillimin e kësaj asambleje në ambientet e stadiumit.

Dervishaj ka theksuar se në bazë të statutit mbledhja do të zhvillohet brenda 24 orësh tashmë në një ambient tjetër.

Sipas tij, Shoqata e Gjirokastrës nuk do të ketë zgjedhje, por vetëm miratim të buxhetit që do të përkthehej në investime për zhvillimin e futbollit në rajonin jugor

Zgjedhjet e shoqatave rajonale janë kthyer tashmë në një luftë të hapur ku ndërhyrjet dhe ndryshimet e rregullave po përdoren si armë mes palëve që luftojnë për kreun e FSHF-së.


Top Channel

You may also like