Dështimi i negociatave, Alibeaj zbardh vendimin e prerë dhe i shuan shpresat Berishës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas dështimit të negociatave me grupin e ish-kryeministrit Sali Berisha, kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, është shprehur se do të futen në zgjedhje me kandidatë jo të përbashkët.

Ai u shpreh se ditën e djeshme ka pasur një vendim të marrë nga kryesia e PD i cili ka të bëjë me fillimin e procesit të riorganizimit të PD në funksion të zgjedhjeve.

“Dje ka pasur një vendim të kryesisë së PD, nga momenti që sipas Palokës ka një mënyrë që kush do të kandidojë të vijë të kandidojë të primare, ajo që u vendos është fillimi i procesit të riorganizimit të PD në funksion të zgjedhjeve.

PD do futet në zgjedhje, dhe ky term i përfshinë të gjitha. Nga 29 anëtarë të kryesisë së PD, ishin pjesëmarrës 18, 15 fizikisht dhe 3 kanë qenë prezentë online sepse nuk kanë qenë në Shqipëri.

Ajo çfarë është e rëndësishme është që secili nga anëtarët, e kanë shprehur në mbledhjen e grupit qëndrimin e tyre, dhe nuk ka asnjë dyshim. Grupi parlamentar dhe kryesia e PD i merr vendimet në mënyrë kolegjiale.

Ata nuk janë njerëz pa identitet, por janë njerëz politik, do ishte e tepërt të diskutonim për vullnetin e tyre në mbledhjen e Kryesisë”, deklaroi ai.

You may also like