Dështimi i Gjermanisë! Bierhoff paguan gabimet e të gjithëve, largohet pas 18 vitesh

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ka nisur revolucioni në futbollin gjerman. Pas dështimit në Katar, që solli eliminimin e dytë radhazi në një Botëror që në fazën e grupeve, Federate Gjermane e Futbollit (DFB) ka njoftuar se ka ndërprerë kontratën me Oliver Bierhoff.

Ish-sulmuesi i njohur duket se paguan për të gjithë dhe largohet nga roli i drejtorit të deleguar të skuadrave kombëtare dhe të akademisë:

“Pas 18 vitesh në pozicione drejtuese pranë federatës gjermane të futbollit, kam dhënë dorëheqjen nga pozicioni im si administrator i deleguar i skuadrave kombëtare dhe i akademisë me efekt të menjëhershëm. Kam dakordësuar gjithçka me presidentin Bernd Neuendorf. Po hap rrugën, që të merren vendime të reja”, ka thënë Bierhoff. / Oversport.tv

Foto: Germany Twitter

You may also like