Dështim TOTAL/ Skuadra polake kërkon ta shesë sa më shpejtë Lirim Kastratin – sipas mediave kjo është arsyeja ‘qesharake’

by admin
Spread the love

Anësori i kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati nuk ka arritur të bind në Superligën e Polonisë, me skuadrën e Legia Warsaw.

Sulmuesi kosovar nuk ka vend në skuadrën e Aleksandar Vukovic, bëjnë të ditur mediat polake.

Lirimi pati një start të mirë në skuadrën e Legia, kur kujtojmë golin ndaj Spartak Moscow në Europa League, por pastaj erdhi një dështim total.

Me kohën që kalonte, doli në pah se ai është shumë i limituar taktikisht, shkruajnë mediat polake.

Një tjetër të metë që i atribuojnë mediat polake Lirimit është se ai ka vështirësi të kuptojë dhe të bartë detyrat taktike.

Do të jetë e vështirë për skuadrën që të heqin dorë nga ai, sepse lojtari ka kontratë deri në qershor të vitit 2025 dhe për kartonin e tij ishin paguar 1.5 milion euro. Vështirë se një skuadër paguan çmim të përafërt.

Lexo lajme interesante

You may also like