Desh humba krahun – Shqip

by admin
Spread the love

Opinionisti i njohur, Arjan Konomi së fundmi udhëtoi në Amman, Jordani, siç ka bërë shpesh kohët e fundit duke vizituar shtete të ndryshme. Por përmes një postimi në Instagram ai tregon se ka pësuar një aksident. Si pasojë i është nënshtruar një ndërhyrjeje emergjente kirurgjikale për të riparuar dëmin. Operacioni u krye në një nga spitalet e Ammanit.

“Tungjatjeta miq. Siç po më shikoni këtu në kushte jo të mira dua të ndaj me ju një fatkeqësi më ndodhi. Ndodhem në spitalin e Amman-it. Dje kam bërë një ndërhyrje kirurgjikale të krahut tim të cilin desh e humba, por për fat të mirë ka shpresë akoma që ta kem. Nuk di çfarë t’iu them tjetër. Nëse ju kam munguar në Instagram është për këtë arsye”, tha Arjani nga shtrati i spitalit.

You may also like