Deschamps: Vit pozitiv, Franca ime e pamposhtur. Pengu? Nuk harrohen ato 10 minuta fatale…

by admin
Spread the love

Franca mbylli fazën eliminatore të Katar 2022 me suksesin 0-2 në transfertë kundër Finlandës. “Gjelat” fituan grupin D me 18 pikë dhe siguruan kualifikimin e drejtpërdrejtë në Botërorin e vitit të ardhshëm.

Trajneri i kampionëve të botës, Didier Deschamps e vlerëson pozitiv këtë vit në prononcimin e dhënë për TF1, aty ku zbulon edhe pengun e vetëm që lidhet me eliminimin e hershëm në Euro 2020.

“Ndeshja shkoi mirë për ne, edhe pse kishte rëndësi më të madhe për kundërshtarin tonë. Mendoj se mund ta them që ky vit ishte pozitiv për ne, përveç dhjetë minutave fatale ndaj Zvicrës”, theksoi 53-vjeçari duke iu referuar sfidës së 1/8-ve të Euro 2020, ku 120 minutat përfunduan në barazim 3-3 dhe penalltitë kualifikuan kombëtaren helvete në çerekfinale.

Trajneri i Francës vazhdon analizën e vitit 2021. “Jemi të pamposhtur në një vit kalendarik, edhe pse përballja me Zvicrën konsiderohet humbje. Në çdo rast kemi treguar se jemi shumë kompetitivë.

Fituam Nations League dhe u kualifikuam në Katar 2022. Botërori është larg, na takon neve të mbajmë përqendrimin e lartë në kuadër të kompeticionit më të bukur që ekziston”, deklaroi Deschamps.


Top Channel

You may also like