Deschamps paralajmëron Anglinë: Mbappe do të bëjë ndryshimin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Franca e Deschamps do të përballet me Anglinë e Southgate në çerekfinalet e Kupës së Botës, Katar 2022. Një finale e parakohshme që premton spektakël, por në fund vetëm njëra nga skuadrat do të kualifikohet për në gjysmëfinale.

“E dimë që Anglia është  në kundërshtar i vështirë dhe nuk ka ardhur rastësisht deri në çerekfinalet e Botërorit. Jemi të qetë, siç kemi qenë që nga fillimi i turneut. Do të luajmë në çerekfinalet e Kupës së Botës dhe jemi të lumtur për këtë.

Shpejtësia do të jetë një nga pikat kyçe të ndeshjes, por nuk mjafton për të shënuar. Edhe Anglia ka shënuar duke shfrytëzuar tranzicionin, por kjo nuk është cilësia e tyre e vetme. Janë efikasë edhe në goditjet standarde dhe goditjet me kokë janë një nga pikat e tyre më të forta”, ka thënë trajneri i Francës në konferencën për shtyp në prag të kësaj sfide.

Por Franca ka në skuadër Kylian Mbappé, golashënuesin e Katar 2022: “Sigurisht që Mbappé është i rëndësishëm dhe kundërshtarët thurin plane për ta ndalur dhe për ta nervozuar. Por Kylian është gjithmonë Kylian dhe do të bëjë ndryshimin”.

Në Francë flasin edhe për të ardhmen e Deschamps dhe emri i Zidane lakohet si pasardhësi i tij në krye të pankinës së “gjelave”: “Nuk është ky momenti të mendoj për kontratën time, mendoj vetëm për ndeshjen”, ka thënë Deschamps. / Oversport.tv

You may also like