Deschamps: Nesër synojmë triumfin, Benzema nuk do të rikthehet

by admin
Spread the love

Franca dhe Argjentina do të përballen nesër për trofeun më madhor në futboll, për Kupën e Botës. Të dyja përfaqësueset koleksionojnë nga dy trofe të Kupës së Botës, dhe nesër do të luftojnë për të siguruar Botërorin. Trajneri i “gjelave” Didier Deschamps doli në konferencë për shtyp në prag të finales së madhe.

“Kombëtarja e Francës është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në karrierën time. Për mua është një pasion, jam shumë i lumtur në këtë rol. Megjithatë le të fokusohemi te ndeshja finale. Që nga nesër synimi im do të jetë të triumfojmë dhe të fitojmë trofeun.” – tha fillimisht 54-vjeçari.

“Të gjithë gazetarët po shpërndajnë lajmin se Benzema do të jetë me ne për finalen. Fatkeqësisht ai nuk do të rikthehet. Bashkë me të humba edhe Lucas Hernandez, dhe grupi im mbeti me 24 lojtarë.”

Tekniku francez u shpreh dhe për temën e virusit që preku lojtarët e tij. “Është padyshim një situatë e pakëndshme, do të oshte më mirë të mos ekzistonte. U siguruam që të marrim masat maksimale. Sot u largova shumë herët në mëngjes dhe të gjithë djemtë ishin në gjumë. Do të bëjmë çmos për të trajtuar këtë situatë me qetësi.” – përfundoi Didier Deschamps. /oversport.tv

Foto: Équipe de France de Football, Facebook

You may also like