Deschamps: Giroud do zëvendësojë Benzemanë, të mos na kapë paniku në debutim

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Trajneri i Francës Didier Deschamps ka folur në konferencën për shtyp në prag të debutimit kundër Australisë në Katar 2022:

“Grupin e njihni. Ka lojtarë më ekspertë se të tjerët, por është një grup që mezi pret që të fillojë këtë aventurë. Kemi bërë gjithçka që lojtarët të ishin në maksimumin e tyre për këtë ndeshje të parë shumë të rëndësishme, por jo vendimtare. Nuk duhet të ketë ankth, por qetësi”.

Nuk është asnjëherë e lehtë të mbrosh titullin dhe shpesh kampionët në fuqi janë eliminuar në fazën e grupeve. “Këto janë statistika. Çdo skuadër ka rrugëtimin e vet, aventurat e saj. E rëndësishme është që të kesh një grup të përqendruar tek objektivi, që është ndeshja e parë dhe nuk duhet të mendojmë se çfarë mund të ndodhte më parë”, ka thënë tekniku i “gjelave”.

“Pas mungesës së Benzema do të jetë Olivier Giroud qendërsulmuesi i Francës. Ka shumë kohë me ne. Është një sulmues shumë i nevojshëm me lojën e tij dhe është i rëndësishëm edhe nëse nuk shënon. Franca është shumë e lumtur me të edhe unë e Giroud jemi”, ka thënë Deschamps. / Oversport.tv

Foto: RMC Sport Twitter

You may also like