Deschamps: Danimarka e nënvlerësuar, mund të bëj ndryshime në formacion

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në prag të sfidës kundër Danimarkës, trajneri i Francës Didier Deschamps ka folur në një konferencë për shtyp në lidhje me ndryshimet e mundshme në formacion.

“Mund të bëj gjithçka. Përveç golit, ndaj Australisë gabuam në katër situata, ku duhej të menaxhonim më mirë gjërat. Na ndodhi vetëm përballë Australisë, por sërish mbeten 4 situata…Ka gjëra që mund ti përmirësojmë, ndonëse treguam shumë cilësi në fazën sulmuese. Idealja për çdo skuadër është të jetë e rrezikshme dhe të mos pësoj gol. Punojmë që ti afrohemi ndeshjes perfektë. Nëse do të bëj ndryshime apo jo në formacion, vazhdojeni ju këtë debat”, ka thënë Deschamps.

Tekniku kërkon kujdes ndaj Danimarkës: “Është një skuadër e nënvlerësuar në krahasim me vlerën e saj reale. Na kanë bërë të vuajmë shumë, nesër do të mundohemi që të ndryshojmë këtë tendencë. Ne i njohim, ata na njohin, por ndeshjet e qershorit, të shtatorit dhe ajo e nesërmja janë të ndryshme për shkak të momentit që po kalojnë dy skuadrat”, ka thënë trajneri i Francës. / Oversport.tv

Foto: Équipe de France de Football, Facebook

You may also like