Dervishi e ndjek nga afër…

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Dje ka nisur kampionati Ballkanik ekipor për fëmijë dhe të rinj deri në 18 vjeç, i cili do të zgjasë deri të dielën (11 dhjetor 2022). Kampionati po zhvillohet në Hotel Scardus në Kodrën e Diellit në Tetovë.

Dje ka qenë ceremonia e hapjes dhe fjalë rasti kanë pasur: Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari dhe Kryetari i Federatës së Shahut të Shqipërisë dhe Federatës Ballkanike të Shahut Erald Dervishi.

Ndëkohë, Sasha Bogdanoviq, presidenti i Federatës së Shahut të Maqedonisë e shpalli të hapur kampionatin.

Në kampionat marrin pjesë një ekip nga Sllovenia, Greqia, Shqipëria dhe Kosova dhe dy ekipe nga Mali i Zi dhe Maqedonia.

Turneu është në organizim të FSHM-së i mbështetur nga FIDE. Në vitin 2023, Shqipëria do të jetë mikpritëse e kupës europiane për klube.

You may also like