Deri të premten në qytetin e Shkupit do të ketë regjim të posaçëm në komunikacion

by admin
Spread the love

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë njofton opinionin se gjatë kësaj jave do të ketë regjim të ndryshuar komunikacioni në rrugët e Shkupit.

Kjo pasi, më 06.09.2022 (e martë) dhe 07.09.2022 (e mërkurë) presidentja e Sllovakisë, Zuzana Çaputova do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Më 08.09.2022 (e enjte) dhe 09.09.2022 (e premte) Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Për këto arsye, Sektori për Siguri në Komunikacionin Rrugor do të marrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në rrugët në zonën e gjerë qendrore të Shkupit.

MPB apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë.

You may also like