Deri tani këto janë emrat që po përflitet se do i shohim në “Big Brother VIP 2”

by admin
Spread the love

“Big Brother VIP” mbaroi, por zhurma dhe buja që la pas vazhdon. Madje publiku ka nisur të pyesë kur do të kemi edicionin e dytë dhe sigurisht një kuriozitet i madh është cilët do të jenë banorët. Kanë qenë vetë disa personazhe të njohur që nëpër intervista kanë zbuluar ftesat nga produksioni apo dëshirën për të marrë pjesë dhe ja ku i sjellim më poshtë pretendentët për Big Brother VIP 2 që do të nisë në dhjetor të këtij viti:

Ori Nebijaj dhe Isli Islami, të dy prezantuesit u ftuan nga regjisori Eduart Grishaj teksa ky i fundit ndodhej në “Wake up”. Eduarti i vuri kusht që të marrin pjesë të dy megjithatë Ori dhe Isli nuk kanë dhënë një përgjigje përfundimtare.

Keisi Medini, vajza e Sabianit e ka marrë vendimin për të qenë pjesë e shtëpisë së famshme dhe këtë e ka zbuluar vetë këngëtari në një intervistë për “Ftesë në 5”. “Keisi do të futet pa korniza, mund të bëjë gjithçka aty brenda, brenda normave. Të dashurohet, si t’ia thotë e bardha zemër”, tha Sabiani.

Moderatorja Armina Mevlani ka zbuluar se ka marrë ftesën për tu bërë pjesë e edicionit të dytë të Big Brother VIP. Ajo tregoi në “Goca dhe gra” se po e mendon, por ka hallin se si do të menaxhojë emailet që i vijnë për punën. “Po e konsideroj se më kanë pyetur. Thjesht kam hallin se si do menaxhoj emailet e punës. Mendoj se nuk do isha nga ata që do e fitonin se nuk jam konfliktuale, nuk do krijoja shumë drama ose sherre”, tha Armina.

Gjithashtu pastori Akil Pano ka treguar në “Open” se ka qenë i ftuar të jetë një nga banorët e “Big Brother VIP”, megjithatë nuk zbuloi nëse e ka pranuar apo refuzuar.

You may also like