Dërgesat për PC në botë u rritën në 341 milionë njësi në 2021 –

by admin
Spread the love

Do të ishte e thjeshtë të mendonim se shitjet e PC ranë në botë vitin e kaluar, për shkak të mungesës së chip-ave, por ky mendim konvencional do të ishte i gabuar. Canalys raporton se dërgesat për PC u rritën me 15% me bazë vjetore në vitin 2021 dhe me 27% krahasuar në vitin 2019, në 341 milionë njësi të shitura.

Ndërkohë që shifrat e tremujorit të katërt u rritën vetëm 1% krahasuar me një vit më parë, 2021 është viti më i mirë që nga 2012, sipas Canalys.

Ishan Dutt, analist në Canalys, theksoi se PC-të kanë pasur një vit fantastik, dhe pavarësisht problemeve në furnizimin e chip-ave, ai mendon se PC-të zënë një vend të rëndësishëm si pjesë e punës sonë dhe momenteve të argëtimit në kohën e lirë, duke u bërë normë që të kemi shumë PC në të njëjtën shtëpi, në zonat e zhvilluara të botës.

“Fakti që tregu regjistroi një rritje dyshifrore në një vit të pabesueshëm si 2020, pavarësisht resë së vazhdueshme të problemeve me furnizimin, flet shumë se sa e fortë ka qenë kërkesa për PC në 12 muajt e fundit. Në terma afatgjatë, zhvillimet më të rëndësishme në 2021 ishin rritjet e mëdha të penetrimit të PC dhe normave të përdorimit”, tha ai në një deklaratë.

Fituesit e mëdhenj në 2021 janë tre prodhues të njohur PC: Lenovo, HP dhe Dell, kurse Apple renditet i katërti. Vlen të theksojmë se ndërkohë që të gjithë kanë pasur një vit të mirë (shihni tabelën më poshtë), Apple shënoi rritjen më të madhe me bazë vjetore me 28.3%, ndërsa Acer renditet e dyta me 21.8%, pavarësisht se është e pesta sa u përket dërgesave.

Për sa i përket pjesës së tregut, Lenovo dhe HP ishin fituesit e qartë me përkatësisht 24.1% dhe 21.7%. Dell renditej i treti me 17.4%, kurse Apple, i katërti, me 8.5%

Pavarësisht problemeve për mungesën e chip-ave që do të vijojnë këtë vit dhe spekulimeve se tregu i arsimit mund të jetë i ngopur, Canalys beson ende se 2022 do të jetë një vit i rëndësishëm për shitjet e PC.

Në fakt, analisti i Canalys Rushabh Doshi, tha se tregu me shumë gjasa do të ishte më i madh në 2021, nëse nuk do të ishin problemet e furnizimit.

“Arsyeja kryesore se pse jemi në një situatë mungesash është se kërkesa po tejkalon ofertën. Është [padyshim e vërtetë] që, nëse situata e ofertës do të kishte qenë më e mirë, industria e PC-ve do të ishte rritur më shpejt dhe do të ishte [edhe më e madhe]” tha Rushabh Doshi.

Sipas tij, tregu do të vijojë të zgjerohet në të ardhmen. “Duke e parë në një perspektivë të pakufizuar, kërkesa për PC më të mirë dhe më të shpejtë është më e theksuar se kurrë, jo vetëm në punë por edhe në shtëpi”, tha ai.

/ Tech Crunch

 

You may also like