Dërgesat e PC-ve në botë, në rënie me 15.5% në tremujorin e tretë 2022

by admin
Spread the love
Por Apple rritet me 7%

 

Sipas të dhënave të Counterpoint Research, në tremujorin e tretë të vitit, dërgesat në botë të kompjuterëve (PC) ranë me 15.5% me bazë vjetore. Tremujori i tretë 2022 përfshin periudhën korrik-shtator.

Prodhuesit e PC-ve dërguan 71.1 milionë njësi në tremujorin e tretë të këtij viti. Counterpoint deklaron se bëhet fjalë për një tjetër valë të fortë me bazë vjetore, pas rënies së mprehtë vjetore dhe vijuese me 11.1% të regjistruar në tremujorin e dytë të vitit 2022.

Rënia në tremujorin e tretë 2022 vjen kryesisht nga dobësimi i kërkesës, si në tregjet e konsumit edhe në ato të biznesit, mbi të gjitha për shkak të inflacionit global.

OEM dhe ODM kanë perspektiva negative për tremujorin e katërt 2022 dhe gjysmën e parë të vitit 2023, pavarësisht çështjes së zgjidhur të mungesës së komponentëve.

Në një diskutim me anëtarët e zinxhirit të furnizimit, Counterpoint deklaroi se shifrat më të larta të stoqeve u regjistruan në tremujorin e tretë 2022.

Prodhuesit e PC mendojnë se procesi i zvogëlimit të inventarëve do të vijojë në vitin 2023.

Sa u përket prodhuesve OEM, Apple regjistroi rritje në dërgesa me 7% me bazë vjetore, pasi gjiganti me seli në Cupertino njoftoi një produkt të ri në fund të tremujorit të dytë. Dërgesat u rritën nga 7.3 milionë në 7.9 milionë njësi.

ASUS regjistroi rënie në dërgesa me 9% krahasuar me një vit më parë, ndërsa Lenovo ra me 6%. Të dyja kompanitë regjistruan përkatësisht 5.5% dhe 16.9% pjesë tregu në tremujorin e tretë 2022.

HP shiti 12.7 milionë njësi në tremujorin e tretë, duke zënë në treg 18%. Rënia ishte 26.5% me bazë vjetore.

Dell regjistroi rënie të dërgesave me 20% (17% në treg).

Prodhuesi i çipave AMD la të kuptohej se dobësia në tregun e PC-ve ka sjellë ndikim negativ te fitimet dhe perspektivat e tij, ndërsa markat tajvaneze ACER dhe ASUS deklaruan të dyja se sektori i PC-ve nuk do të rimëkëmbet para gjysmës së dytë të vitit 2023.

/ Counterpoint Research

You may also like