Derbi spektakolar në “Elbasan Arena”, ka gjithçka përveç fituesit

by admin
Spread the love

Gola, penallti, karton të kuq, spektakël dhe emocione. Derbi i kryeqytetit i ka të gjitha, por jo një fitues, pasi 90 minutat e zhvilluara në “Elbasan Arena” u mbyllën në barazim 1-1 dhe dy skuadrat do të duhet të kënaqen me nga një pikë.

Dinamo gjeti e para avantazhin me anë të Ibraimit në minutën e 15’, ndërsa në shtesën e pjesës së parë, Sofranac u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes së VAR-it, për një faull të rëndë ndaj Stenio Junior.

Partizani dominoi pjesën e dytë, ashtu siç pritej, teksa riktheu baraspeshën në minutën e 75-të, me një penallti të fituar nga Cara dhe ekzekutuar saktë nga sulmuesi brazilian Stenio Junior.

Pas javës së katërt, Dinamo e sheh veten në kuotën e 6 pikëve, me një fitore dhe më pas tre barazime radhazi, ndërsa Partizani nuk e ka provuar ende shijen e suksesit këtë sezon, pasi numëron një humbje dhe tre barazime./supersport



Top Channel

You may also like