Derbi i kryeqytetit, Tirana thellon avantazhin

by admin
Spread the love

Tirana është duke fituar derbin me gol të Xhixhës që shënoi në fund të pjesës së parë.

Ndërkohë, mbi dhjetë mijë tifozë po ndjekin derbin e kryeqytetit Partizani- Tirana që po luhet në stadiumin “Air Albania”.

Pjesa e parë ka dhuruar shumë emocione, ndërsa vendimtar ka qenë sistemi VAR. Tirana fitoi një penallti në minutën e 20-të por Xhixha gaboi nga pika e bardhë.

Ndërsa në minutën ’40, Tirana mbeti me 10 lojtarë pasi Lulaj doli me karton të kuq. Arbitri nuk e dalloi faullin që shkaktoi Lualaj por ishte var që thirri arbitrin i cili dha goditje dënimi dhe karton të kuq.

Edhe pjesa e dytë nisi mirë për Tiranën. Në minutën ’68 ishte sërish Xhixha që me një kundërsulm të rrufeshëm nga zona në zonë shënon edhe golin e dytë për bardheblutë.



Top Channel

You may also like