Deputetja e VV-së që jeton në Prishtinë e largon vendbanimin nga Facebook-u, pasi iu publikuan shpenzimet për karburante

by admin
Spread the love

Sot, në media janë publikuar emrat e dhjetë deputetëve që kanë shpenzuar më së shumti para nga buxheti i shtetit për mbulimin e shpenzimeve të karburantit.

Në këtë listë është edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Yllza Hoti, e cila ndonëse jeton në Prishtinë, ka harxhuar 810 euro për karburant për të marrë pjesë në seancat e Kuvendit dhe në mbledhjet e komsioneve parlamentare gjatë muajve nëntor – dhjetor.

Ani pse nuk bëri asnjë reagim për këtë, deputetja nga Prizreni vendosi që të manipulonte me ndjekësit e saj në Facebook.

Ajo e fshiu nga profili i saj vendbanimin, Prishtinë, për ta rikthyer sërish pas reagimit të qytetarëve në Facebook.

Lexo lajme interesante

You may also like