Deputetja e PDK-së kritikon institucionet për mungesë strategjie për anëtarësim në KiE

by admin
Spread the love

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, në një intervistë për Ekonomia Online ka kritikuar krerët e institucioneve për mungesë të strategjisë për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Sipas saj, në këtë periudhë presidentja,
kryeministri por edhe ministrja e Punëve të Jashtme është dashur që të lobojnë
te vendet që kanë që kanë të drejtë në vendimmarrje.

“Në këtë kohë kritike për vendin tonë
kur e kanë pasur në plan Qeveria që ta dorëzojë shqyrtimin e kërkesës për
aplikim në Këshillin e  Evropës është
dashur që edhe kryeministri edhe presidentja dhe ministrja e Punëve të Jashtme
të kenë vizita në kryeqytete të Evropës që marrin vendime”.

Madje ajo thotë se në këtë fazë
nuk duhet që të ndodh aplikimi në OKB pa pasur koordinim më shtetet mike, duke
shtuar se dështimi është i papranueshëm.

“Në kohën në të cilën jemi në
procesin e aplikimit në OKB në asnjë mënyrë nuk guxojmë që të aplikojmë dhe të
dështojmë. Në çdo aplikim duhet të jemi të kujdesshëm dhe koordinim shumë të
afërt me të gjitha shtete mike sepse na duhet përkrahje”, tha Musliu-Shoshi.

Musliu-Shoshi, që është edhe
anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme, thotë se nuk kanë mbajtur asnjë
mbledhjes sa i përket anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, raporton EO.

Kur foli për mosnjohjen nga pesë
vendet e BE-së, ajo tha se vazhdimisht ka shprehur shqetësim për këtë çështje,
por që nuk ka marrë përgjigje konkrete nga ministrja Donika Gërvalla.

“Në çdo raportim që ka pasur
ministrja Gërvalla në Komisionin për Punë të Jashtme unë në vazhdimësi kam
ngritur çështjen se çka është duke u bërë me shtetet mosnjohëse sepse në çdo
hap që ne e marrim në sferën ndërkombëtare janë këto 5 vende që ne i kemi
bllokadë”.

“Në vazhdimësi ministrja ka thënë se ne jemi në kontakt dhe jemi duke punuar shumë që të kemi votën e tyre kur ne aplikojmë. Në rastin konkret edhe Komisioni për Punë të Jashtme është në gjumë thuajse ka një kohë të gjatë që nuk kemi mbajtur asnjë mbledhje sa i përket anëtarësimit në organizata ndërkombëtare dhe është dashur të jemi më aktiv”.

Lexo lajme interesante

You may also like