Deputetja e PDK-së e lëshon mbledhjen e Komisionit, Bislimi flet për dialogun e vizat

by admin
Spread the love

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra,
e ka lëshuar mbledhjen e Komisionit për Integrim Evropian, duke bërë kështu që
edhe mbledhja të përfundojë në mungesë të kuorumit, raporton Ekonomia Online.

Krejt kjo pasi ajo ka thënë se po
i cenohet fjala nga deputeti i VV-së, Driton Hyseni. Deliu-Kodra ka folur në
Komision për Ligjin e Pagave e për punën e Gjykatës Kushtuese.

Por që deputeti Hyseni ka thënë se
këto nuk janë tema për të cilat është ftuar të raportojë Bislimi.

Madje Deliu-Kodra i tha Hyseni se
ai nuk mund t’i tregojë se çka duhet të flasë e çka jo në Komision.

“Ju jeni për të dëshmuar çfarë bëni
ju edhe për ligjin e pagave. E përmendët Gjykatën Kushtetuese ju thatë iu ka shërbyer
individëve. Harruat të thoni që gjykata është e thirrur të mbrojë ligjshmërinë.
Nuk je ti ketu për me më tregu se çka flas” i tha deputetit të VV Driton
Hysenit, deputetja Deliu-Kodra.

Përderisa Bislimi fillimisht ka
folur për takimin e radhës që do të mbahet në Bruksel javën e ardhshme.

“Presim në fillim të vitit të
vijë në Kuvend, Ligji për Paga. Është synim i Qeverisë reforma zgjedhore të
shtyhet përpara. Vetëvendosje  e ka
mision që edhe diasporës t’ia lehtësoj votimin”.

“Nuk është bërë politizimi nga
struktura jashtë institucioneve dhe është mirë që po ia jepni Qeverisë për t’i
korrigjuar gabimet që janë bërë nga qeveritë paraprake. Aksioni ka të bëjë me
luftimin e kontrabandës sepse është shumëfish më e madh enë veri dhe për
implikimet që ka për integrim të kësaj pjese të Kosovës”.

Bislimi theksoi se vendet mosnjohëse
skeptike janë dakord për vizat, raporton EO.

“Tash sa i përket
liberalizimit të vizave ëhstë se të gjitha vendet mos njohëse janë dakorduar me
liberalizmin si Greqia. Qëllim të njëjtë ka edhe Sllovakia. Fokusi ynë është
tek vendet skeptike. Bashkëpunimi i ministrisë së Punëve të Brendshme është më
i fuqishëm me Francën”.

LEXONI EDHE:

You may also like