Deputetja e PD-së zbërthen mesazhin e koduar që Escobar i dha Lulzim Bashës

by admin
Spread the love

Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, ka komentuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Ditari’, vizitën e Gabriel Escobar në Tiranë.

Sipas Pampurit takimi i zv/ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit ishte një tregues se Shtetet e Bashkuara mbështesin PD dhe liderin aktual të saj dhe këtë gjë e tregoi dhe ftesa që Escobar i bëri Bashës për të vizituar SHBA.

“Kjo vizitë ishte një sinjal i fortë për politikën shqiptare. E para se në axhendën ishte takimi me zotin Basha. Ç’ka tregon që SHBA e mbështesin PD, e mbështesin liderin aktual dhe së dyti ishte një tregues, respektuan institucionet. E dyta, është fakti që Escobar i bëri një ftesë Bashës, e cila hedh poshtë të gjitha ato që ishin artikuluar deri më sot. Kjo ftesë tregoi se ai është i mbështetur nga SHBA dhe i mirëpritur në DASH”, deklaroi Pampuri.

You may also like