Deputetja e AAK-së: Kurti të japë dorëheqje, s’është marre – menaxhim i dobët në të gjithë sektorët

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi në një
intervistë për Ekonomia Online ka folur për menaxhimin e Qeverisë Kurti, duke
theksuar se edhe pse e ka shumicën në Parlament ka dështuar në të gjithë
sektorët.

Sipas saj, kryeministri Albin Kurti është duke i bërë të gjitha këto kauza
për ta rrëzuar vetveten dhe është koha të japë dorëheqje, ngase siç thotë ajo
nuk është marre.

“Menaxhimi i Qeverisë Kurti është në dështim e sipër sepse menaxhim me
të dobët nuk e di a kemi pasur ndonjëherë edhe pse e ka shumicën në parlament.
Ndoshta krejt këto kauza është duke i bërë ta rrëzojë veten një ditë dhe ti
sheh që nuk është për qeverisje sepse puna e tij nuk është duke funksionuar”.

“E kanë edhe deputet në Vetëvendosje që nuk është duke funksionuar siç kanë
dalë në zgjedhje me ato kauza të cilat janë zotuar se do ti realizojnë. Drejt
zgjedhjeve ne nuk kemi fuqi ta rrëzojmë mirëpo mirë është me kohë me dhenë dorëheqje
sepse nuk është marre”, tha Bytyqi.

Ndërsa sa i përket takimeve të vazhdueshme sa i përket dialogut, Bytyqi tha
se nuk po shohin zgjidhje.

Mes tjerash, ajo shtoi se ministrja Donika Gërvalla e ka parë të arsyeshme
të merret me punë e brendshme të ministrisë e jo për njohje të reja, raporton
EO.

“Ne dialog e kemi parë që janë duke u mbajtur disa takime. Ne si aleancë e
kemi cekur se pa ShBA dhe BE mirë është mos me pas dialog. Besoj se duhet zgjidhje.
E kemi parë edhe ministrja Gërvalla ka thënë se këtë vit do të ketë liberalizim
të vizave por që nuk po bëhet dhe po shohim se nuk ka menaxhim të ministrave”.

“Ministrja Gërvalla e ka parë të arsyeshme të merret me ministrinë brenda përbrenda stafit se kënd me shkarkuar dhe emëruar. E ka parë të arsyeshme të punësojë të afërmit e vet dhe nuk është e interesuar rreth dialogut dhe çështjeve tjera s ai përket njohjeve”, tha ajo.

You may also like