Deputeti: U vërtetua që Basha me Ramën janë në një aleancë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish nënkryetari i PD, Edmond Spaho ka folur për situatën që po kalon Partia Demokratike dhe për protestën e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha në 8 janar.

Ai theksoi se “u vërtetua që Basha me Ramën janë në një aleancë tashmë fare të dukshme e cila ka filluar që nga viti 2017”. Spaho foli edhe për rikthimin në parlament në 17 janar ndërsa nënvizoi se gjithçka do të jetë në përputhje me objektivat që ka dhënë Kuvendi.

“Gjithçka do të jetë në përputhje me objektivat që na ka dhënë Kuvendi, që të rithemelojmë PD, të jetë e fortë, e bashkuar që të krijojmë një opozitë të vërtetë për të rrëzuar Ramën. Sjellja në Kuvend do të jetë në funksion të këtyre principeve”, u shpreh Spaho për Vizion Plus.

You may also like