Deputeti ngre alarmin në mes të Kuvendit: Moska po përgatit skenarë për një konflikt të mundshëm në Ballkan! Ja për çfarë duhet të shqetësohemi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Deputeti Fatmir Mediu u ndal tek problematikat në rajon ku tha se Moska ka një skenar të përgatitur për të mbështetur Serbinë për të rifilluar një konflikt të dytë. Mediu tha po ashtu se Rusia po i mëson Serbisë metodologjinë e dominimit Rajonal.

“Skenar i përgatitur në Moskë dhe i mbështetur nga Serbia për të rifilluar një konflikt të dytë mbas atyre të viteve ’90. Po përgatiten skenarë për një konflikt të mundshëm. Shpenzimet ushtarake në Serbi duhet të jenë alarm, por për fat të keq ka reaguar vetëm Kroacia. Parlamenti britanik ngriti shqetësimin për një konflikt në Ballkan.

Zyrtarët rus por nxisin qeverinë e Vuçiç të rrisë fuqinë Serbia në Ballkanin Perëndimor. Rusia po i mëson Serbisë metodologjinë e dominimit Rajonal. Po përpiqen që të provojnë konflikte ndëretnike brenda Kosovës. Ne duhet të hapim sytë dhe të gjykojmë së bashku për ineresrin tonë kombëtare. Kjo çështje duhet adresuar në NATO. Klasa politike shqiptare duhet të ketë ide të përbashkëta”, tha Mediu.

You may also like