Deputeti i VV-së thotë se Kosova ka fuqi t’i heqë barrikadat, por nuk po duan pasoja në njerëz – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka thënë se Kosova mund t’i heqë barrikadat por nuk dëshiron të ketë pasoja në njerëz.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka thënë se Kosova i ka të gjitha mekanizmat e duhura, për t’i hequr barrikadat e vendosura në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se shteti i Kosovës, nuk dëshiron që të pësoj askush nga qytetarët teksa shtoi se për çështjen e barrikadave janë në komunikim me KFOR-in.

“Nuk është që shteti nuk ka kapacitet e aftësi ta menaxhojë situatën e sigurisë, edhe i heq edhe me forcë, por është mirë që kemi një komunikim intenziv, dhe ky komunikim do të vazhdojë për aq sa është e nevojshme që të hiqen sa më shpejt ato barrikada dhe të mos pësojë askush në mënyrë që të mos viktimizohet Vuciqi, sepse qëllimin e ka aty”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.

Dugolli tha se largimi masiv i serbëve nga Policia e Kosovës, ka pasur qëllim që sulmet ndaj policisë tashmë të jenë të parezerva.

You may also like