Deputeti i PD zbulon lëvizjen e Sali Berishës, tregon se çfarë do të ndodhë me datë 15

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon takimet me demokratët, në qytete të ndryshme të Shqipërisë, në kuadër të “Foltores me demokratët”, e cila ka si qëllim bashkimin e së djathtës dhe rikthimin e PD-së, në vlerat e saj demokratike.

Deputeti Edmond Spaho njofton se Berisha ditën e premte, në datën 15 do të jetë i pranishëm në Korçë. Spaho i bën thirrje demokratëve për të marrë pjesë në këtë foltore.

Reagimi i Spahos:

Te nderuar qytetare dhe antare te PD te Qarkut Korce,

Diten e Premte, date 15.10.2021, ora 18.00 ne kinema Milenium ne Korce mbahet Foltorja e z. Sali Berisha me qytetaret dhe antaresine e PD te Qarkut.

Jeni te ftuar te merrni pjese.

Le te mblidhemi te gjithe per nje PD me te bashkuar, me te forte dhe me te hapur.”-shprehet Spaho.

You may also like