Deputeti i PD-së zbardh planin e fshehtë të Ramës dhe Bashës

by admin
Spread the love

Tritan Shehu nuk e njeh vendimin e kryesisë për përjashtimin e Sali Berishës nga PD dhe pezullimin e tij nga kjo parti. Pasi sipas tij që prej 11 Dhjetorit, PD drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit

Shehu theksoi se gjendja në të cilën është sot PD-ja, ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit të hershëm të Bashës me Ramën për ta shkatërruar atë.

“Kush kryesi është? PD bëri Kongresin e saj, bëri referendumin që konfirmoi shkarkimin e kryetarit, krijoi Komisionin e Rithemelimit që drejton PD së bashku me Kuvendin që vazhdon të jetë aktiv, derisa të bëhet Kuvendi tjetër në muajin mars.

Basha ka pasur një linjë bashkëpunimi me Ramën për të shkatërruar PD. Filloi ndoshta me një çadër, por jam i bindur që mori dimensionet katastrofale me dorëzimin e mandateve, që na la pa asnjë drejtim administrativ. Kjo nuk është një gabim, por një vepër e qëllimshme për të nxjerrë PD jashtë loje. Demokratët janë të vendosur të bëjnë një luftë opozitare të fortë, janë të vendosur të përmbysin këtë regjim”, tha Shehu në Klan News.

You may also like