Deputeti i PD-së hedh akuza të rënda ndaj Ramës: Qëllimi është shpopullimi i vendit, ja disa nga pasojat katastrofike që do përjetoj vendi

by admin
Spread the love

Deputeti Dashnor Sula, në një reagim në ‘Facebook’ tha se politikat armiqësore të qeverisë ndaj të rinjve janë dëmi më afatgjatë në ekonominë shqiptare.

Sipas tij, qëllimi i kryeministrit Edi Rama është shpopullimi i vendit.

Po ashtu deputeti i PD, rëndit edhe disa nga pasojat katastrofike që do të përjetojë vendi ynë nga papërgjegjshmëria e kësaj qeverie.

REAGIMI:

“Politikat armiqësore të qeverisë ndaj të rinjve dhe dëmi afatgjatë në ekonominë shqiptare.

Prej muajsh shqiptarët janë bërë kryefjalë në qeverinë britanike dhe në opinionin e publik atje. Për fat të keq nuk janë në qendër të vëmendjes për virtytet fisnike dhe të mira që ka cdo shqiptar, por përmenden si shqetësim për shkak të futjes në Britani në mënyrë të parregullt. Sigurisht, të gjithë jemi të vetëdijshëm se askush nuk do të linte familjen, të afërmit, miqtë e tij në vendlindje për të ikur ilegalisht në një vend tjetër nëse qeveria jonë do krijonte sikur kushtet minimale për të jetuar.

Kryeministri prej vitesh në rastin më të mirë e ka shpërfillur këtë fenomen ndërsa në rastin më të keq e ka patur plan që të shpopulloj Shqipërinë nga truri dhe forca punëtore. Këtë e ka dëshmuar kur në Gjermani tha se emigrimi është fenomen global dhe ndërkohë ftoi pensionistët e vendeve të BE të vijnë në Shqipëri. Kjo është vrastare për të ardhmen e vendit tonë. Vërtet emigrimi mund të jetë fenomen global, por ne kemi thyer rregullat. Kemi prishur balancat. Në shqipëri numri i atyre që largohen nga vendi për të mos u kthyer më për të jetuar është shumëfish më i lartë në krahasim me Shqiptarët të cilët rikthehen në vendlindje për të ushtruar profesionin apo një aktivitet ekonomik.

Në vijim të këtij statusi po jap disa nga pasojat katastrofike që do përjetoj vendi ynë nga papërgjegjshmëria e kësaj qeverie!

Sipas ekspertëve të ekonomisë dhe organizatave monitoruese në 1990 raporti në shqipëri ishte 4 kontribues (të punësuar) për çdo 1 përfitues pensioni (pensionist). Ndërkohë sot kemi 1.4 kontribues për çdo pensionist. Nëse do ti referohemi projeksioneve të popullsisë sipas grupmoshave në 2030 do të kemi 1.1 kontribues për 1 përfitues (sistemi i pensioneve kalon padyshim në kolaps).

Ndërkohë sipas përllogaritjeve ne humbasim rreth 630 milionë euro çdo vit vetëm nga largimi i të rinjve deri në moshën 25 vjec që nuk kthehen më në vendlindje. Kjo vjen për shkak të investimit të munguar të cdo familje shqiptare që bën për fëmijën deri në moshën 24 vjecare si dhe shpenzimet nga ana e shtetit. Kjo është humbja në formimin e kapitalit human. Por nuk është e vetmja humbje.

Largimi i të rinjve, të rejave të arsimuara dhe profesionistë po e shndërron shqipërinë në një vend aspak atraktiv edhe për biznesin e huaj. Përvec pasigurisë juridike që ka shqipëri, në rast se ndonjë biznes joshej për të investuar në vendin tonë për shkak të eficencës së punonjësve dhe pagave jo në nivelin e shteteve të tyre, tani edhe ky aspekt po zbehet. Në Shqipëri cdo sektor ekonomik ka probleme në forcën punëtore. Aq sa kompanitë po detyrohen të zëvendësojnë shqiptarët me bangladeshas apo pakistanezë. Por kjo nuk ka për të zgjatur sepse kompanitë do e shohin të arsyeshme zhvendosjen e biznesit atje ku është forca punëtore për të ulur kostot.

Largimi i të rinjve redukton numrin e lindjeve dhe numrin e nxënësve në arsimin parauniversitar duke e kaluar raportin nxënës mësues nga 20 që ka qënë në vitet 2000 në rreth 7.8 në qarkun e Gjirokastrës, kjo nënkupton që në shumë zona kemi kaluar në klasa kolektive, pra reduktim të ndjeshëm të cilësisë dhe rezultateve të të nxënit.

Por të gjitha këto argumente të nxjerra edhe nga ekspertët e ekonomisë, nuk kanë impaktuar qeverinë. Edhe në buxhetin e vitit 2023 që po diskutohet në kuvend, qeveria nuk parashikon asnjë masë për tu ardhur në ndihmë të rinjve, arsimtarëve, bujqësisë. Qeveria rrit buxhetin për koncesionet, por jo për bujqësinë. Qeveria rrit buxhetin për luks zyrash por nuk jep më shumë ndihma për të stimuluar bujqësinë. Largimi nga Shqipëria mund të jetë zgjidhja më e lehtë për momentin për shumë të rinj, por ajo nuk është zgjidhje aftgjatë. Ndaj do i kërkoja me sinqeritetin më të madh cdo shqiptari që të rezistojnë dhe të nxisin të kërkojnë llogaridhënie te pushteti.”, ka shkruar Shehi.

You may also like